×
Opinione

Pse zgjerimi i BE’së në Ballkan përballet me rrugë të gjatë e të mundimshme

Reporteri
06 Dhjetor 2022 | 17:18
Samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë, 6 dhjetor

Autor: Misha Savic, Bloomberg


Në hartën e Bashkimit Evropian shtrihet një gropë tejet e madhe dhe e vërejtshme e pesë ish-pjesëtarëve të Jugosllavisë plus Shqipëria. BE, në dijeni të përpjekjeve ruse për të shtrirë ndikimin në rajon, është e etur t’i akomodojë – para se të përmbushet lista e gjatë e kushteve.

Kush dëshiron të hyjë në BE?

Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ata përbëjnë një grumbull vendesh që shtrihen në lindje të Kroacisë, anëtares më të fundit të BE’së më 2013, deri në Greqi dhe Bullgari; shteti më i varfër i saj. Rajoni ka ende plagët e trashëgimisë së përgjakshme të shpërbërjes së Jugosllavisë: armiqësi të mbetura etnike, ekonomi jofunksionale si dhe grindjet e fuqive globale për ndikim politik atje.

Pse të zgjerohet BE-ja?

Blloku u zgjerua në ish-Evropën komuniste më 2004 dhe ky proces kurrë s’do të jetë plotësisht i kryer pa këtë zonë të kombeve në barkun e poshtëm të kontinentit. Gjeografia, historia dhe lidhjet e forta ekonomike – BE’ja është investitori më i madh iu rajonit gjer më tani – mbështesin argumentin për zgjerim, që do të ndihmonte stabilizimin e politikës në ato vende dhe do të rriste blloqet më të mëdha tregtare të botës me 18 milionë njerëz. Lejimi i anëtarësimit të tyre gjithashtu do të ngriste standardin e jetesës në ato vende në të cilat miliona qytetarë u emigrojnë në shtete më të pasura të BE’së në kërkim të një jete më të mirë.

Sa shpejt mund të anëtarësohen?

Nuk ka datë të shënjestruar. Fillimisht duhet të përmbushin standardet e bllokut rreth llogaridhënies demokratike, qeverisjes, aftësive ripërtërirëse ekonomike, dhe zgjidhjen e konstimeve therrëse territoriale. Iu desh një dekadë që të përgatiteshin shteteve ish-komuniste. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën bisedimet për anëtarësim në korrik, duke iu bashkuar Serbisë dhe Malit të Zi në proces. Bosnje-Hercegovina dhe Kosova ende nuk janë zyrtarisht kandidate për anëtarësim.

Cilat janë pengesat më të mëdha?

Serbia është në ngecje me ish-provincën e saj Kosovën, e cila pavarësinë e saj e shpalli më 2008. Vite ndërmjetësimi evropian mes këtyre dy ish-armiqve ndërluftues kanë prodhuar pak përparim. Një zgjidhje e kësaj mund të nxiste pesë vendet e BE-së që s’e njohin pavarësinë e Kosovës ta pranonin atë si shtet sovran. Shteti më jofunksional është Bosnje-Hercegovina. Tri grupet kryesore etnike kanë një aranzhim të ndarjes së pushtetit, me bllokun serb që kohë pas kohe kërcënon me ndarje.

Sa e etur është BE për këtë?

Lufta në Ukrainë i ka shtuar njëfarë shtyse përpjekjes për zgjerimin e BE-së, ndërsa liderët e bllokut kërkojnë mënyra për të mbrojtur krahun e saj juglindor nga një Rusi gjithnjë e më e ashpër. Por ka pak veprime konkrete. Largimi dredharak i Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja dhe kthimi prapa demokracisë në Hungari dhe Poloni kanë bërë që disa anëtarë të hezitojnë të mirëpresin hyrjet e reja. Bullgaria po bllokon Maqedoninë e Veriut për çështje të gjuhës dhe historisë së përbashkët.

Sa të etur janë kandidatët?

Anëtarësimi në BE është një prioritet për të gjitha qeveritë e rajonit, megjithëse mbështetja popullore për idenë është zbehur gjatë viteve të pritjes. Kosovarët, shqiptarët dhe malazezët janë prirur të jenë më entuziastët. /Reporteri.net/.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!