×
Opinione

Sonte s’dëgjohet Zonja e Parisit

Reporteri
15 Prill 2019 | 23:52

Autor: Nezir Kraki 


Kambanat e Notre Dame nuk dëgjohen më. Dritat anësore që kalimtarit ia mundësonin panoramen e skultuar ndër shekuj në fasadat e saj sonte nuk ndriçojnë.


Parisienët e turistët të pafuqishëm e shikojnë Zonjën e Parisit të mbuluar nga tymi dhe errësira. Disa i këndojnë, disa tjerë e vajtojnë, të gjithë e admirojnë. Loti është krejt i natyrshëm sonte.

Nuk mund të pëshkruhet pesha e këtij monumenti në historinë, kulturën, kujtesën dhe zemrën e çdo parisieni, çdo francezi, çdo evropiani e çdo botërori. Gjithmonë ka qenë më shumë se katedrale, më shumë se monument, më shumë se vend lutjesh. Ka qenë zemra dhe fryma e këtij qyteti, e këtij vendi.

Ka qenë muzë kryeveprash botërore. Me shekuj inspiroi kolosë të artit e letërsisë. Victor Hugo sonte sigurisht rrotullohet në Panteonin e të mëdhenjëve nga era e djegues që Zonja e tij frymëzuese lëshon.

Çfarë trishtimi!

Asnjë luftë, asnjë ndodhi nuk ia kishte shu dritat kësaj Zonje. Shtatë shekuj u ndiçua me pishtarë, një shekull e gjysmë me rrymen moderne.

Franca e krijoi. Veç Franca di t’ia rikthejë dritën Zonjës por shpirti i saj do mbetet me plagë. Kulmi i saj kurrë s’do t’i ketë më 1200 pishat e gdhendura në shekullin e 13-të nga dorë mjeshtri që shekulli ynë nuk njeh.

Çfarë errësire në zemër të dritës!

Në zemër të Parisit.
??

*Autori është, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!