×
  • Prospect
  • Prospect / Poezi

    Epoka epike

    Autor:Arsim Krasniqi
    17 Tetor 2023 | 10:15

    Poezi nga Arsim Krasniqi, kushtuar mësuesit të popullit Bafti Krasniqi (17.10.1983-17.10.2023)

    40 vite mungesë e përditshme
    Vit pas viti gjithnjë më e trishtë,
    Çka e barazon këtë mungesë kohore
    Fjala jote e sjellshme, e folur asokohe.

    40 vite mungesë shpirtërore
    Na mban gjallë mirësia jote e palodhshme,
    Në kohën e sotshme duke udhëtu
    Veprat tua s’janë shly, vetëm përforcu.

    Gjersa Bota gjindet në zhvillim e sipër
    Këshillat tua mbeten ende në Top listën,
    Ato si kalon koha, e as evolucioni Etik
    Mirësia jote, gjithherë na bënë neve dritë.

    Fjalë pak por me vlerë të madhe
    Kujtojmë kohën dhe e mbajmë pran,
    Dhe ti shkove tani në amëshim
    Për t’i kujtuar ne, gjat viteve në vijim.

    Kjo kohë e pa kohë që kemi ne sot
    Edhe kur ke mjaft, prap nuk bëhet plot,
    Ngopemi me kujtime tash ne gjithherë
    S’mbetet asgjë tjetër në ktë Botë të mjerë.

    Gjëja më e mirë që e bëjmë ne tash
    Kujtimet t’i ruajmë, kështu do jem bashkë,
    Sepse njerëzit shpejt mbesin në harresë
    S’guxon të ndodhë, të jetojmë me shpresë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!