Jennifer Lopez është një ndër gratë më të bukura të showbizz-it ndërkombëtar. Ylli 52 vjeçar, falë dietës që ndjek dhe stërvitjeve të përditshme, ka një bark të sheshtë dhe një trup muskuloz dhe të formësuar. Trajneri i saj personal, Dodd Romero, zbuloi 3 rregullat që Lopez ndjek për një bark të sheshtë.
Thekson 4 kategori ushqimore
Në dietën e saj të përditshme, ylli latin thekson kategoritë e mëposhtme të ushqimeve: proteina pa yndyrë, perime, yndyrna të mira dhe karbohidrate të mira.
Ajo u thotë “po” ushqimeve të shëndetshme dhe “jo” ushqimeve të përpunuara
Perimet jeshile si spinaqi, brokoli dhe zarzavatet kanë një vend të përditshëm në pjatën e saj. Jennifer Lopez shmang ushqimet e përpunuara dhe këmbëngul për përbërës të freskët.
Ajo pi shumë ujë
Jennifer pi të paktën shtatë gota ujë në ditë. Kështu, ajo hidraton trupin e saj dhe ka energjinë e nevojshme për të gjithë ditën. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.