×
  • Show Time
  • Show Time

    A është i përfshirë edhe Mozzik në mashtrimin gati 1 milionësh të Loredanës?

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 10:12

    Çifti zviceran ka treguar edhe për takimin me partnerin e Loredanës, Mozzik.


    Petra, 52 vjeçarja zvicerjane që ka akuzuar Loredanën se i ka marrë 900 mijë franga bashkë me vëllezërit e saj ka treguar për mediat lokale edhe takimin me Mozzik.

    Çifti zvicerian ishte i vendosur tashmë për të marrë paratë dhe shkon në banesën e Loredanës në Luzern.

    “Atje ishte edhe bashkëshorti i saj Mozzik. U thash se dua t’i bëj një dhuratë fëmijës së tyre, por nuk më lejuan. Atë ditë Loredana më bëri një transfertë prej 3 000 frangash në llogarinë time duke më premtuar se do të bënte drejtësi dhe do të mi kthente paratë”, thotë Petra.

    Vëllai i Loredanës,  e kontakton çiftin dhe i thotë se në 6 prill do t’i kthente 650 000 franga, por më pas takimi nuk bëhet.

    Loredana arrestohet në 7 maj me akuzën e mashtrimit dhe përvetësimit të shumave monetare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!