×
  • Show Time
  • Show Time

    A i dhanë fund sërish miqësisë me njëra-tjetrën dy konkurrentet e “Për’puthen”?

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 18:47

    Kur Ola hyri në emisionin “Për’puthen” u paraqit si armike e Jasminës. Ajo tregoi që dikur kanë qenë shoqe por që nuk flisnin më me njëra-tjetrën.


    Madje gjatë një përballje në studio, dy vajzat rrëfyen se marrëdhënia e tyre u ndërpre pas një udhëtimi në Maltë. Gjithashtu vajzat thanë se më parë kanë jetuar bashkë dhe shpesh kanë pasur përplasje për gjëra të ndryshime në lidhje me jetesën dhe miqësia e tyre mori fund 2 vite më parë.

    Por pas këtyre deklaratave, në rrjet u postuan foto e video ku Ola dhe Jasmina shfaqeshin në shoqërinë e njëra-tjetrës. Këto imazhe tregonin se tashmë ato ishin shoqe sërish.
    Madje në përfundim të “Për’puthen”, kur Ola festoi dhe ditëlindje, Jasmina i bëri një surprizë shumë të veçantë. Ajo i kishte sjellë mikes së saj një tortë të personalizuar dhe festuan me gjithë konkurrentët e tjerë ditëlindjen.

    Por duket se gjërat mes dy vajzave nuk janë më miqësore. Ato të dyja nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në këtë rrjet social, teksa vihet re se vazhdojnë të ndjekin pjesën më të madhe të ish-konkurrentëve të “Për’puthen”. Se çfarë mund të ketë ndodhur këtë herë mes dy mikeshave pritet ta mësojmë me kohën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!