×
  • Show Time
  • Show Time

    Adelina Ismaili shtatzënë?

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 23:00

    Një fotografi e fundit e Adelina Ismailit ka ngjallur dyshime të reja.


    Nga Tirana përkrah motrave dhe gazetarit Eraldo Rexho i cili duket t’iu ketë gjendur pranë motrave Ismaili për t’u pajisur me pasaportë shqiptare, linjat trupore të Adelinës duken ndryshe.

    Barku i rrumbullakosur dhe shtimi i përgjithshëm në peshë ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë që këngëtarja e njohur të jetë shtatzënë sërish, dy vite e gjysmë pasi erdhi në jetë Uliksi, djali i Adelinës si fryt i dashurisë disa vjeçare me Valin.

    Në dy muajt e fundit, Adelina i ka reduktuar edhe paraqitjet publike dhe postimet në rrjete sociale, çka shton edhe më shumë dyshimet për këtë zhvillim. Foton e fundit të postuar, këngëtarja e ka në mes të muajit Qershor.

    Aktualisht nuk ka asgjë zyrtare mirëpo posa të ketë diçka të tillë, ne në Prive.al do t’iu mbajmë të informuar.

    https://www.instagram.com/p/B1buT6vB1d5/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!