×
  • Show Time
  • Show Time

    Adelina Ismajli flet për herë të parë për burrin e saj, zbulon moshën e tij

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 18:48

    Prej vitesh Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi jetojnë një histori të bukur dashurie dhe së bashku kanë krijuar edhe një familje.


    Por këngëtarja ka qënë shumë hermetike përsa i përket jetës së saj private.

    Të vetmen gjë që ajo ka treguar për bashkëshortin e saj është dashuria që ajo ka për të.

    Kjo nisur nga postimet e shumta që ajo bën për bashkëshortin.

    Së fundmi këngëtaren do ta shohim dhe një projekt me një kanal televiziv në Kosovë.

    Dhe në këtë projekt të ri të saj nuk kishte si të mungonte dhe urimi i Valit i cili shkruante:

    “Suksese zemër!”

    Ndërsa Adelina i përgjigjet:

    “Val Krasniqi, ti je suksesi im më i madh… Edhe pse 3 vjet më i ri se unë, je i vetmi që ia heq kapelën. T’du zemër” duke folur kështu për herë të parë publikisht për moshën e bashkëshortit prej vitesh, Val Krasniqit.

    Askush nuk e dinte deri më sot moshën e saktë të Valit, edhe pse duken si moshatarë, madje komentohen shpesh për ngjashmërinë e madhe fizike.

    Ishte pikërisht Vali dhe historia me të, që Adelina të gjente stabilitetin e ëndërruar në jetën private, të linte Kosovën e të niste një jetë të qetë në Zvicër për tu kthyer më pas sërish në vendlindje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!