×
  • Show Time
  • Show Time

    Agon Amiga flet për raportin me Getoarin: ‘I kemi ndërprerë në mënyrë banale kontaktet’

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 22:52

    Ish-pjesëtari i “Tingulli 3nt” dhe label-it Babastars, Agon Amiga, i ftuar “Abc e Pasdites” foli për marrëdhënien me Getoar Selimin dhe anëtarët e tjerë.


    Pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar, Amiga tha se kjo temë është pika e tij e dobët, prandaj do të ketë në mendje vetëm kujtime të mira. Duket se gjithçka ka ndodhur mes djemve, reperi e ka lënë pas dhe shkak për këtë është bërë statusi i babait.

    “Këtë temë e kam shumë pikë të dobët dhe s’dua ta ekzagjeroj, dua të lë vetëm kujtime të mira prej BabaStars. Nuk kam as urrejtje! Të qënurit baba më ka bërë më të dhimbsur, të gjithë jemi njerëz dhe gabojmë. Kanë ndodhur shumë padrejtësi dhe parregullsi ndërmjet anëtarëve të grupit.”

    Pavarësisht kësaj, Amiga dhe Getoari nuk kanë më asnjë lloj raporti me njëri-tjetrin, por gjithsesi është i hapur për fillimin e një epoke të re mes tyre.

    “Fatkeqësisht jo! Më vjen keq që po e them këtë, i kemi ndërprerë në mënyrë shumë banale kontaktet. Unë i kam thënë atij si burrë: “Kemi 20 vjet karrierë bashkë. Hajde t’i ndajmë gjërat në tavolinë. S’po punojnë më bashkë, por mund të jemi shokë.”

    Më vjen keq që shumica prej anëtarëve të grupit janë të shpërndarë; Cozma është në Londër, unë jam Gjermani, Majk në Prishtinë, Geti është prej shumë vitesh në Tiranë”.

    Babastars u krijua në vitin 2011 nga bashkimi i “Tingulli 3nt” (Getoar Selimi & Agon Amiga) dhe “Skillz” (Ledri Vula & Skivi). Më pas, label-it iu bashkua edhe TDS (Majk & Onat) si edhe Cozman. I pari që u largua nga label-i ishte Ledri Vula, që pas një pauze vendosi të vazhdonte karrierën i vetëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!