×
  • Show Time
  • Show Time

    Ajo që është e mbushur me operacione tha se seriali i saj është për njerëzit që janë vetvetja, publiku nuk i mban lotët

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 11:02

    Kim Kardashian ka qenë dy herë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy në të kaluarën, ndërsa të dielën mbrëma ajo ishte në rolin e prezantueses për herë të parë.


    Bukuroshja u paraqit në skenë me motrën e saj, Kendall Jenner, për të ndarë një çmim, mirëpo motrat e klanit të famshëm Kardashian/Jenner nuk e morën reagimin e pritur nga publiku në Microsoft Theater.

    Të pranishmit nisën të qeshin kur Kim tha se seriali i tyre real televiziv (“Keeping Up with the Kardashians”) ka të bëjë me njerëzit e vërtetë që janë vetvetja.

    “Duke i treguar ngjarjet e tyre të pafiltruara dhe të pashkruara”, shtoi Kendall, teksa qeshja e madhe po vazhdonte.

    Ndërsa siç ndodh rëndom në evenimentet e mëdha, rrjetet sociale shpërthyen me komente për atë që u ndodhi dy motrave në skenën e Emmy.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!