×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja e njohur kosovare reagon ashpër: Njerëzit e ligë do t’i luftoj deri në frymën e fundit

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 19:02

    Njëra prej aktoreve më të pëlqyera në vend, Gresa Pallaska, ka lajmëruar përmes rrjetit të saj Facebook se profilin e saj në Instagram e kanë hakuar.


    Gresa në rrjetet sociale shpesh ka postuar fotografi dhe lajmërime të shfaqjeve ku ajo do të marrë pjesë, por kësaj here nuk ndodhi ajo.

    Ajo ka treguar që Instagrami i saj është hakuar nga “njerëz të ligë”  dhe derisa ta rikthej atë të gjithë mund t’i drejtohen me mesazhe në Facebookun e saj.

    Shkrimi i plotë i saj është:

    “Te dashtun,

    Sot me eshte haku profili ne instagram.

    Te gjitha faqet e tjera ne emrin tim jane “fake”.

    Une po merrem me kete pune dhe do t’ju lajmeroj per cdo gje. Deri sa te bej zgjidhje, kjo faqe mbetet e vetmja faqe zyrtare ku mund te me kontaktoni.

    Juve te dashtun, ju falenderoj nga zemra per dashurine tuaj dhe perkushtimin.

    Ju dua shume❣️

    P.S.Njerzit e lige do t’i luftoj deri ne frymen e fundit.”

    Gresën e njohim si njëra prej aktoreve më profesioniste, e sigurisht që mund të ketë edhe njerëz që nuk e duan atë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!