×
  • Show Time
  • Show Time

    Albërie Hadërgjonaj e ftuar në mbrëmjen e organizuar nga Kylie Jenner

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 8:17

    Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj, bashkë me vajzën e saj, Anxhelinën, kanë festuar në mbrëmjen e së mërkurës pranë yjeve të famshëm të Hollywoodit.


    Bëhet fjalë për një festë e cila është organizuar befasi për ditëlindjen e grimerit të njohur, Ariel Tejada.

    Kjo ndejë ishte organizuar nga Kylie Jenner, gjersa të pranishme në festë ishin edhe këngëtaret nënë e bijë: Albërie e Anxhelina Hadërgjonaj.

    Ka qenë vet Albëria ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët nga festa, ku shfaqet në mesin e shumë emrave të njohur.

    https://www.instagram.com/p/Bxse_yKJH_8/?utm_source=ig_embed

    “Nata e kaluar ishte zjarr. Urime ditëlindjen Ariel. Faleminderit Kylie Jenner që na ftove. Ju dua të gjithëve shumë. E lumtur që ju pash të gjithëve. Çdonjëri këtu e bëri ditën e tij shumë speciale!”, ka shkruar Hadërgjonaj në Instagram.

    Kujtojmë që ishte vajza tjetër e Albëries, Agnesa, ajo e cila vite më parë kishte arritur ta sillte Arielin në Shqipëri për një “master-class” gjigant.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!