×
  • Show Time
  • Show Time

    Albumi i Dua Lipës për 6 muaj me radhë në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 17:40

    Dua Lipa çdo ditë e më shumë po bën krenarë shqiptarët anë e mbanë botës me sukseset e saj.


    Këngëtarja e shumë hiteve tani ka shënuar edhe një arritje tjetër në karrierën e saj muzikore, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Albumi i saj “Future Nostalgia” ishte albumi më i dëgjuar në kategorinë e femrave vitin e kaluar në Spotify, por ky album po vazhdon ende me suksese tjera.

    “Future Nostalgia” tani është bërë një nga 10 albumet më të dëgjuara për 6 muaj me radhë, në top listën e famshme “Billboard 200”.

    Këtë e ka bërë të ditur, Mike Adam, një drejtues i një radioje, i cili ka bërë edhe një status në Twitter.

    “Future Nostalgia’ nga Dua Lipa është albumi i parë nga një artiste femër që kaloi gjashtë muaj në top 10-shen e më të mirave në ‘Billboard 200’ këtë dekadë. Urime Dua Lipa”, shkroi ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!