×
  • Show Time
  • Show Time

    Alesia Bami thotë se jeton me 400 mijë lekë, i kthehet Edi Manushi: Hiqe këpucën ta shoh markën

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 16:32

    Alesia Bami ishte sot pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E diell” ku u fol për pagat.


    Gjatë bisedës, Alesia u shpreh se rroga e saj e parë në televizion, kapte shifrën e 300 mijë lekëve të vjetra. Ndërsa sot ajo jeton edhe me 400 mijë lekë të vjetra.

    “Rroga ime e parë në televizion ka qenë 300 mijë lekë dhe më ndihmonin edhe prindërit. Kurse sot mund të jetoj edhe me 400 mijë lekë”, u shpreh Alesia ndërsa Manushi e ndërpreu dhe i kërkoi të heqë këpucët për t’i parë markën.

    “Stop, hiqi këpucët, hiqi”, i tha Manushi dhe kontrolloi edhe orën e Alesias nëse e kishte flori.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!