×
  • Show Time
  • Show Time

    Andi tregon vendimin që ka marrë në lidhje me “Për’puthen”

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 13:17

    Prej ditësh, Andi nuk është pjesë në studion e emisionit “PërPuthen” dhe padyshim si një ndër konkurrentët më me shumë zë, mungesa e tij nuk mund të kalohet lehtë.


    Të gjithë ishin informuar se Andi po mungon për shkak të një problemi shëndetësor, por dje drejtuesja e emisionit bëri të ditur se kjo nuk është arsyeja e vetme e mos prezencës së tij në puntatat e fundit, shkruan Express.

    Tea kishte treguar që është vazhdimisht në kontakt me Andin, dhe që ai kishte një infeksion të rëndë në bajame.

    Ndërsa, mbrëmë dyshja kishin hyrë së bashku live në “Instagram”, dhe Andi kishte treguar që do të rikthehet të dielën në “Për’puthen Prime”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!