×
  • Show Time
  • Show Time

    Angela Martini zbulon surprizën për fansat

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 22:02

    Angela Martini është padyshim një nga femrat më të bukura shqiptare e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për jetën e saj luksoze.


    Ajo arriti suksesin e saj në konkurse bukurie por duket se modelja ka dhe një pasion tjetër të cilin do ta ndajë me të gjithë njerëzit së shpejti.

    Angela ka zbuluar ditën e sotme se në datën 11 nëntor do publikohet libri i saj i parë.

    “Më në fund erdhi dita, dhe jam shumë e emocionuar të lajmëroj se libri im do të publikohet në vendlindjen time, Shqipëri, në 11 nëntor”, shkruan ish-missi bashkangjitur fotos së publikuar në ‘Instagram’.

    Kujtojmë se disa muaj më parë u zbuluan disa detaje rreth këtij libri, i cili pritet të jetë autobiografi dhe të flasë rreth jetës së Angelës, vështirësitë që ka kaluar dhe marrëdhënies së saj me të ëmën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!