×
  • Show Time
  • Show Time

    Anna dhe Ben7amin sjellin këngën që pritet të jetë senzacioni i verës

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 18:30

    Është lansuar projekti muzikor, “Havana”. Bashkëpunim ky i cili është zhvilluar në mes këngëtares Anna dhe reperit, Ben7amin, transmeton GazetaProjekti.


    Kënga është punuar nën menaxhimin e Alban Mirocit, i cili është përkujdesur për këngën dhe tekstin, ndërsa finalizimi komplet është bërë në studion e Hekuran Krasniqit.

    “Havana”, është këngë ritmike, të cilës protagonistët kryesor kanë vendosur ti bëjnë edhe videoklipin, i cili është punuar nga “BUG Production” dhe është lansuar në platformën më të madhe shqiptare, Arkiva-Shqip.

    Ky është projekti i dytë i Annës, pas atij “Je t’aime” dhe po ashtu projekti i dytë edhe i Rep -Artistit, Ben7amin, i cili kohë më parë kishte publikuar projektin “Imazh” bashkë me Onellin.

    “Havana” pritet të jetë njëri nga hitet e kësaj vere.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!