×
  • Show Time
  • Show Time

    Arbana Xharra i del në mbrojtje Adriana Matoshit: Po të gjykon një popull i shtypur, të konsideruar qytetarë të dorës së dytë

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 18:59

    Ish-gazetarja e njohur, Arbana Xharra, ka shprehur përkrahjen e saj për aktoren Adriana Matoshi në lidhje me paragjykimet për të reja te saj të fundit në jetën private.


    Aktorja konfirmoi së fundmi lidhjen e saj me 21-vjeçarin afrikan, Keith Groeneveld, për të cilin thotë se përkundër diferencës së madhe në moshë dhe nacionalitetit tjetër që kanë, ajo ndjehet shumë e lumtur në krahët e tij.

    Xharra e cila dikur ka qenë kritikuese e madhe e ngjarjeve politike në vend përmes statuseve të saj në Facebook, kësaj here ka shkruar në mbështetje të aktores, duke çmuar lartë vlerat e saj si artiste.

    Ajo ka shkruar se Adriana nuk duhet të gjykohet, aq më tepër nga një popull siç e citon ajo “të shtypur historikisht, të trajtuar çnjerëzisht e të konsideruar si qytetarë të dorës së dytë”.

    “Adriana Matoshi eshte nje prej aktoreve me te mira qe ka Kosova. Ajo eshte shperblyer shume here me cmime te rendesishme nderkombetare duke na bere krenare me paraqitjet e saj. Ajo eshte nje nene e mrekullueshme, grua e suksesshme, person me zemer te madhe qe din me dhane dashni e plote energji pozitive. Per fat te keq, ajo jeton ne nje shoqeri te prapambetun deri ne ate shkalle sa qe duhet me dale e me e arsyetu lidhjen e saj me nje futbollist me ngjyre. E kush po e gjykon Adrianen? Nje popull i shtypun historikisht te trajtuar çnjerezisht, te konsideruar qytetare te dores se dyte…Duke jetu ne terr, te ngulfatun prej shpirtngushtesise. Veshja, e selfit jane vec nje luster e rrejshme e stagnimit tane shoqeror. Ne dekadat e fundit grate shqiptare kane qene suksesi me i madh ne tana fushat; politike, sport, art…E grate vazhdojne me qene me te gjykuara, duke jetu ne terror psikologjik. Ne e kemi ne dore me e ndryshu kete realitet, tu mos e ca kryet per poshtersite e rrethit ku jetojme. Adriana vazhdo me jetu jeten tande e lumtur e pozitive”, ka shkruar Arbana Xharra në Facebook.


    Të njëjtin status, aktorja Adriana Matoshi e ka shpërndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke treguar kështu se u ndje e lehtësuar nga përkrahja që mori nga gazetarja, e cila prej tri vitesh i është futur edhe rrugës së politikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!