×
  • Show Time
  • Show Time

    Babai i këngëtarit të njohur kosovar arrestohet për fajde, dyshohet se përfitoi 70 mijë euro

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 15:30

    Babai i vokalistit të grupit muzikor “Aurora”, Nazi, Fehmi Sfishta, është arrestuar dje për fajde.


    Një tjetër person është arrestuar për fajde, dje nga policia. Sipas njoftimit dërguar mediave, thuhet se i dyshuari ka përfituar rreth 70 mijë euro. Express ka mësuar se bëhet fjalë për Fehmi Sfishtën, i njohur si “Fehmi taksisti”- babai i këngëtarit Nazi.

    “Fehmi Teksasi” është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Gjatë zhvillimit të operacionit një person i dyshuar është kapur në flagrancë duke pranuar para (këstin e fajdesë) në shumë prej 1,200.00 euro, me ç’rast i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘fajde’ nga neni 331, i KPRK-së. Personi i lartcekur, me qëllim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme me kamatë (fajde), ka kontraktuar shuma të ndryshme të parave, duke përfituar kështu shumën prej 70,000.00 euro”, thotë policia, transmeton Gazeta Express.

    Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar edhe para në vlerë prej 1,500,00 euro, një telefon Iphone si dhe një shufër metalike.

    “Në bazë të urdhëresës verbale nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është kontrolluar lokacioni i shtëpisë së të dyshuarit. Gjatë kontrollimit është gjetur një pushkë gjuetie me leje me afat të skaduar, të cilën e ka sekuestruar Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor Veriu në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!