×
  • Show Time
  • Show Time

    Banori i ri i Big Brother VIP është ish i dashuri i këngëtares së njohur shqiptare

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 11:38

    Eltion Merja është banori më i ri i cili u fut mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP.

    Merja i cili është balerin, publiku e njeh më shumë nga formati Dancing With The Stars, ku për vite me radhë ka qenë balerin profesionist aty, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, krahas kësaj, Eltioni ka qenë në lidhje dashurie me nje këngëtare shqiptare.

    Bëhet fjalë për artisten Rovena Dilo, ku dashuria e tyre erdhi pikërisht nga ky spektakël i vallëzimit.

    Çifti kanë qenë bashkë për katër vite, ndërsa në vitin 2019 i dhanë fund çdo gjëje mes tyre./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!