×
  • Show Time
  • Show Time

    Beatrixi mesazh “të koduar” Donaldit, për çfarë bëhet fjalë?

    Reporteri
    20 Mars 2022 | 13:20

    Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj, është tashmë një nga personazhet më të komentuar që nga dalja nga “Big Brother VIP”. Ajo po përflitet vazhdimisht për raportin me Donald Veshaj.

    Në fillim çifti u tha se u ndanë, më pas se janë bashkuar sërish, por nuk ka ende diçka zyrtare.

    Së fundmi, Trixa ka postuar në rrjetin social “Instagram” dy fotografi të reja, ku ka tërhequr vëmendje me linjat perfekte dhe seksi. Megjithatë, ajo që ka zgjuar më shumë kureshtje te të gjithë është thënia që ajo ka shkruar krahas fotove.

    “Unë meritoj më shumë”, ka qenë përshkrimi i këngëtares, duke zgjuar dyshime se ky mund të jetë një mesazh për Donaldin, pasi ky i fundit është folur vazhdimisht për marrëdhënien e tij me Bora Zemanin.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!