Bebe Rexha flet për bulizmin: Dikur i përgjigjesha çdo ngacmimi

Vitet e fundit bulizimi është kthyer në një nga temat më të diskutuara. Më i përhapur duket të jetë bullizmi në rrjete sociale, ku njerëzit bëjnë komente fyese nga më të ndryshmet në adresë të personave të tjerë.


Rreth këtij fenomeni është shprehur edhe këngtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, cila ka ngjallur shumë diskutime me këngën e saj e saj “Last Hurrah”.

“Mendoj se po mësoj. Në fillim përgjigjesha ndaj çdo lloj ngacmimi. Tani po mësoj se urrejtjen nuk e mund me urrejtje. Nganjëherë as me dashuri nuk e mund dot urrejtjen. Disa njerëz thjesht janë të acaruar. Nëse ata duan të lënë komente urryese ata thjesht e bëjnë. Në ato situata, gjëja më e mirë që mund të bësh është t’i injorosh. Është shumë e vështirë, por thjesht injoroni”, -u shpreh Bebe.

Këngëtarja theksoi se ndonjëherë komentet mund të jenë të tepërta, por ajo është mësuar me to.