×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha i reagon tabloidit The Sun, i detyron ta ndërrojnë titullin e intervistës ku thuhej se ajo u mundua t’i pajtojë Ritën me Duan

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 11:51

    Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është kthyer në qendrën e vëmendjes gjatë këtyre ditëve në Mbretërinë e Bashkuar.


    Kjo pasi në një nga intervistat e fundit për tabloidin britanik, The Sun, ajo kishte folur mbi raportin me dy shqiptare tjera të famshme: Dua Lipa dhe Rita Ora, duke thënë se u mundua t’i pajtojë dhe t’i bëjë bashkë për një bashkëpunim, por ishte e pamundur.

    The Sun kishte vendosur në fokus të intervistës pikërisht këtë pjesë, duke publikuar fillimisht një artikull me titullin “Let’s Bebe Friends: Rita Ora and Dua Lipa’s feud will never end even thought I tried to help, reveals Bebe Rexha (Le të ‘bëbëhemi’ miq: Grindja e Rita Ora dhe Dua Lipa nuk do të mbarojë kurrë edhe kur mendova se u përpoqa të ndihmoj, zbulon Bebe Rexha)”.

    Me të parë këtë dhe komentet e shumta në rrjetet sociale, Bebe Rexha, ka reaguar menjëherë përmes një statusi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, duke e quajtur gjithçka si një “shtrembërim” të asaj se çfarë ka thënë në të vërtetë.

    “Një tabloid në Mbretërinë e Bashkuar po krijon një histori të tmerrshme në lidhje me shoqet dhe femrat që unë admiroj. Është budallallëk absolut për të nxitur femrat kundër njëra-tjetrës, sidomos ato që unë di se janë njerëz të mirë! Ky thashethem toksik është dashakeqës dhe nuk është i vërtetë”, shkroi artistja 31-vjeçare në Twitter.

    Me të parë reagimin e këngëtares shqiptare dhe me siguri ndërhyrjen e saj, tabloidi britanik, ka ndërhyrë më pas në artikull duke ia ndërruar titullin intervistës dhe vendosur një të ri.

    Në vend të asaj që ishte vënë në fokus më herët, The Sun tani e ka titulluar intervistën: “Not Meant to Be: Bebe Rexha admits to ‘crying all night’ after missing out on 2019 Grammy for hit Meant To Be (Bebe Rexha pranon se ‘ishte duke qarë gjithë natën’ pasi humbi ‘Grammy’-in në vitin 2019 për hitin ‘Meant To Be’)”.

    Tani ata i referohen intervistën për pjesën ku Bebe Rexha ka folur se sa keq u ndje në “Grammy Awards 2019”, kur ajo dhe Florida Georgia Line nuk fituan çmimin “Performanca më e mirë duo-grup e zhanrit country”, për hitin e tyre “Meant to be”, ndonëse kjo këngë u shpall kënga më e dëgjuar e zhanrit country në dekadën e kaluar – në vend të tyre çmimi shkoi në duart e këngëtarëve Dan dhe Shey për këngën e tyre “Tequila”.

    Bebe Rexha përndryshe i kishte bërë një ftesë publike homolegeve të saj: Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max, për një bashkëpunim, por që mesa duke ende nuk janë gati që një gjë e tillë.

    Rita dhe Dua shpesh kanë qenë të përfolura në media për raportet e tyre të ftohura dhe faktin që nuk ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!