×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha merr ofertën për bashkëpunim nga idhulli i saj

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 20:10

    Këngëtarja Bebe Rexha ka zbuluar një nga idhujt e saj.


    Dhe jo vetëm. Ylli i muzikës pop ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim me të.

    Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme Dolly Parton.

    Në postim në Instagram Bebe dhe Dolly ndajnë mendimin e përbashkët për të sjellë një këngë.

    “Po vdes. Ajo është një nga idhujt e mi. Shikojeni atë. Ajo është qëllimi im. Ndoshta një bashkëpunim?”-shkroi Rexha, në përshkrimin e një videomesazhi të Dollyt.

    Në videomesazhin ndaj Bebes, Dolly shprehet: “Përshëndetje. Jam një fanse e jotja. Dhe shpresoj që një ditë të bëjmë bashkëpunim. Dikush më tha që edhe ti e do këtë gjë. Kjo më bën të lumtur.”

    Padyshim që nëse kënga realizohet do jetë një sukses.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!