×
  • Show Time
  • Show Time

    Befason Miss Kosova, paralajmëron emisionin e saj – i pyet ndjekësit se në cilin TV duan ta shohin

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 20:05

    “Miss Universe Kosova 2020”, Blerta Veseli, përmes Instagram’it, i ka befasuar sot ndjekësit e saj.


    Ajo ka paralajmëruar se po e përgatitë një emision të saj televiziv, por nuk ka treguar më shumë rreth tij, shkruan Reporteri.net.

    Më e bukura e Kosovës për vitin 2020, fillimisht i ka pyetur ndjekësit e saj se “A jeni gati për një emision me Miss Blerta Veselin”. E pak minuta më pas, ajo ka vazhduar t’i pyes ata në Instagram se “Në cilin TV në Kosovë doni me e pa emisionin?”.

    Deri më tash nuk dihet shumë nëse ky është një projekt serioz i 23 vjeçares, apo vetëm një provokim për ndjekësit e saj në Instagram, shkruan Reporteri.net.

    RTK, Klan Kosova, RTV Dukagjni e T7 kanë qenë disa nga preferencat e ndjekësve të modeles kosovare.

    Por, që se cili kanal televiziv ka qenë përzgjedhja e saj për të debutuar si prezantuese, apo cfarë lloj emisioni do të na sjellë Blerta, mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim.

    Kujtomë se Blerta Veseli, vajza që u u zgjodh ‘Miss Universe Kosova 2020 me 18 shtator të këtij viti, së fundi është përfolur për një lidhje me reprin e njohur kosovar Majk.

    E gjithë përfolja nisi pas postimeve që dyshja i kishin realizuar në të njëjtin vend. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!