×
  • Show Time
  • Show Time

    Ben Affleck kërkon të dashur ‘online’, vajza e refuzon duke menduar se është profil i rremë

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 13:39

    Besojeni ose jo, por Ben Affleck kërkon lidhje romantike në rrjete sociale. Edhe pse zërat se Affleck është futur në aplikacione njohjesh qarkullojnë prej dy vitesh, ato u vërtetuan së fundmi nga një video virale në TikTok.


    Nivine Jay është vajza që postoi një video ku tregon se ajo kishte refuzuar aktorin në aplikacionin Raya, duke menduar se profili i tij ishte i rremë.

    Menjëherë pas kësaj, aktori i kishte dërguar një video në Instagram ku i thoshte: “Nivine, pse më injorove? Jam unë.”

    Raya përshkruhet si versioni për të famshëm i Tinderit, pasi kërkon një proces verifikimi për anëtarësim. Aplikacioni, i cili u krijua në vitin 2015, është ”një platformë ekskluzive takimesh për njerëzit në industritë krijuese”.

    Kujtojmë se aktori u divorcua nga ish-gruaja e tij Jennifer Garner në vitin 2018 dhe prej atëherë ka shijuar disa romanca.

    Gjatë fundjavës, Affleck u fotografua me ish-partneren e tij Jennifer Lopez duke nxitur më shumë thashetheme rreth jetës së tij romantike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!