×
  • Show Time
  • Show Time

    Bënte jetë luksoze, shëtiste nëpër Evropë: Gazeta zvicerane tregon se kush është Loredana Zefi

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 13:05

    Këngët e Loredana Zefit, bashkëshortes së reperit kosovar Mozzik, u bën shumë të klikuara dhe të transmetuara miliona herë në rrjetet sociale.


    Loredana është njëra ndër këngëtaret më të suksseshme shqiptare, por që ka nënshtetësi zvicerane. Ajo së fundi ishte duke marrë pjesë në festivalin më të rëndësishëm të hip-hop në Zvicër i quajtur Open Air Frauenfeld. Këngët e saj po zënë vendet e para në Zvicër, Gjermani dhe Austri.

    Mirëpo për kundër këtij suksesi, po del edhe ana tjetër e saj. Ajo dyshohet se ka mashtruar një çift zviceran duke iu marrë 900 mijë franga zvicerane.

    Gazetat zvicerane kanë bërë një profil të rep artistes me prejardhje shqiptare. Tagblatt.ch shkruan për Rolexat e saj dhe të Mozzik duke cekur edhe këngën e tyre ‘Romeu and Juliet’, Bonny and Clayd’.

    Tutje në artikull thuhet se përveç Rolexit, Loredana posedon veshje tjera të shtrenjta si Gucci dhe Fendi. E suksesin e madh dhe të shpejtë gazetat zvicerane e konsiderojnë si diçka jo normale nëse bëhet vetëm me muzikë.

    Loredana Zefi pritet të gjykohet nga autoritetet zvicerane për mashtrimin e çiftit zviceran, ku dyshohet se ju ka vjedhur 900 mijë franga zvicerane, së bashku me vëllaun e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!