×
  • Show Time
  • Show Time

    Bes Kallaku braktis “Kosheren” për t’u rikthyer në “Portokalli”? Ja çfarë ngriti dyshimet

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 14:46

    Pas një mungese të gjatë, Bes Kallaku u rikthye sërish në ekran, këtë herë në një program të ri humori. Bëhet fjalë për spektaklin “Kosherja”, i cili ka nisur prej javësh në ekranin e “Abc News”, ku aktori i humorit drejton emisionin në krah të Jona Spahiut.


    Këtë lajm e bëri fillimisht të ditur regjisori Altin Basha, i cili është tashmë pjesë e ABC me projektin e humorit “Kosherja”.

    Basha zbuloi se audicionet për emisionin vazhdojnë dhe deri më tani stafit i janë bashkuar shumë emra të njohur.

    “Është një rinisje nga fillimi pasi për 17 vjet kam bërë një projekt. Të them të drejtën ka shumë adrenalinë dhe do të bashkohen shumë emra të njohur, mund të them që një prej tyre është Bes Kallaku”, tha ai.

    Më pas, ky lajm u konfirmua edhe nga vetë Besi në Instagram.

    “Ma shpejt del lajmi se sa une nga zyra!
    Shihemi! Mduket se i kemi mungu njoni-tjetrit! .
    Zoti ju rujt.”- shkroi ai.

    Së fundmi, në rrjet kanë qarkulluar zëra se Besi mund të rikthehet sërish në “Portokalli”. Burime për “Kryefjala” kanë bërë të ditur se aktori ka realizuar një takim me Filip Çakulin, ku mendohet se shkak ka qenë biseda për një rikthim të mundshem në shtëpinë e tij. Këto ndryshime priten të ndodhin sezonin e ardhshëm.

    Por a do e braktisë Besi “Kosheren” për spektaklin e humorit ku nisi karrierën e tij? Kjo mbetet për t’u parë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!