×
  • Show Time
  • Show Time

    Bie nga dritarja, ndërron jetë këngëtari i njohur

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 21:27

    Ka ndërruar jetë Philippe Cerboneschi pasi ka rënë aksidentalisht.


    Philippe Cerboneschi (i njohur si “Zdar”), vdiq në Paris të mërkurën, tha agjenti i tij.

    “Ai ra aksidentalisht nga dritarja e një kati të lartë të një ndërtese pariziene”, tha Sebastien Farran, pa dhënë detaje të mëtejshme.

    Cerboneschi formoi grupin “Cassius” me Hubert Blanc-Francard (aka Boom Bass) në 1996, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

    Ata prodhuan këngë për grupe të tilla si Phoenix, Beastie Boys, Franz Ferdinand dhe ylli francez i hip hopit MC Solaar.

    Cerboneschi ishte rreth të 50-ave.

    Policia, të cilët nuk kanë konfirmuar shkakun e vdekjes, thonë se po hetojnë aksidentin siç është rutinë në raste të tilla.

    Yjet e muzikës të enjten në mëngjes kanë shkruar telegram ngushëllimi për vdekjen e artistit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!