×
  • Show Time
  • Show Time

    Blerta Veseli, prezantuesja e “SHOW TIME” pjesë e “Big Brother Albania VIP”?

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 17:59

    Numërimi mbrapsht ka filluar për Big Brother Albania VIP!


    Pjesë e këtij edicioni të parë do të jetë edhe një personazh mjaft i spikatur, bukuroshja Blerta Veseli, moderatorja e emisionit “SHOW TIME”, prodhim i Gazetës Online “Reporteri.net“, njëherit edhe Miss Universe Albania.

    Burime të afërta me “Big Brother Albania VIP” bëjnë të ditur për “Reporteri.net“, se ftesa ndaj prezantueses të emisionit “SHOW TIME” tashmë është bërë, derisa kjo e fundit është duke e shqyrtuar futjen në shtëpinë më të famshme shqiptare.

    Veseli ka pak kohë që ndodhet në Amerikë, saktësisht në Miami, derisa po mendon kthimin në tokën shqiptare, për të menduar seriozisht futjen në Big Brother Albania VIP.

    “SHOW TIME” është emision i shou bizz-it, prodhim i Gazetës Online “Reporteri.net”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!