×
  • Show Time
  • Show Time

    Brenda dhomës së Taynas, reperja adhuruese e madhe e librit

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 15:50

    Tayna arriti suksese të shumta në muzikë me të publikuar këngën e parë “Columbiana” mbi dy vjet më parë.


    Që nga ajo kohë reperja është një prej emrave më të njohur të estradës dhe tashmë numëron hite të njëpasnjëshme, shkruan Indeksonline.

    Por, reperja nga Prizreni me gjithë angazhimet muzikore, asnjëherë nuk e ka lënë anash një pjesë të veçantë për të e që është leximi.

    Tayna në intervista të ndryshme, por edhe në postimet që bën shpesh herë ka treguar se sa herë që gjen kohë të lirë preferon të lexojë libra që rrisin vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.

    Ndërsa, dashurinë për librin e ka dëshmuar edhe në disa postime që ka bërë në Instastory përmes të cilave ka treguar që dhoma e saj është e mbushur me libra, të cilët kryesisht janë në gjuhën angleze, e që ka treguar se pse ndodh kjo.

    “Shumicën e librave i blej online në Amazon për qat arsye jon n’anglisht. Kërkoj ndjese për gabimet ne sqarimin e tyne n’kto story se s’e kom bo kurrë, po me randsi m’i tregu”, ka shkruar Tayna.

    Se Tayna është një adhuruese e leximit dhe librit, tashmë nuk ka asnjë dyshim.

    Ndërkohë, reperja është në përgatitje të këngëve të reja.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!