×
  • Show Time
  • Show Time

    Butrint Imeri bëhet me veturë të re super-luksoze

    Reporteri
    30 Janar 2023 | 22:41

    Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ditëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në shoëbizin shqiptar.

    Kjo pas disa ngacmimeve që bëri në rrjete sociale, ku përfshihej ish-partnerja e tij, Kiara Tito. Ai më pas publikoi këngën e re “Lule e Dashnisë”, përkundër se u aludua se po hynte brenda Big Brother VIP Albania.

    E mes shumë thashethemeve, krijuesi i hitit “Lejla” ka treguar së fundmi se po shënon suksese të mëdha në karrierë.

    Ai ka postuar një imazh në InstaStory, përmes të cilit njofton se ka blerë makinë të re të tipit ‘Rolls-Royce’, që kap vlerën e mijëra eurove.

    “Me pamje nga dashuria ime e re”, ka shkruar ai në mbishkrim të fotografisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!