×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ça do fitojnë këta të tjerët këtu”, gjyshja e Kiarës ka disa fjalë për Luizin e Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 15:08

    Gjyshja e Kiarës e njohur si “Nëna Leta”, mendon se banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ duhet të ishin larguar nga formati, madje që mbrëmjen e djeshme.

    Këtë na e zbuloi Kiara, përmes një video të postuar në ‘Instastory’, ku shkruan se e kishte marrë shumë malli për gjyshen e saj.

    Nëna Leta thotë se Luizi dhe Kiara do jenë çift gjithë jetën e nga ana tjetër, moderatorja i kërkon që të mos shqetësohet se çfarë thonë të tjerët.

    Nëna Leta: Ty dhe Luizin çift gjithë jetën.

    Kiara Tito: Mos u mërzit o Leta se kështu e kanë njerëzit.

    Nëna Leta: Moj e kanë po ta dinë se kush je ti, Kiara Tito.

    Kiara Tito: O të keqen, nëna ime më e bukura në botë.

    Nëna Leta: Unë të jem si këta nuk rri për Zotin.

    Nëna Leta: Po ça do marrin më, ça do fitojnë këta këtu? Unë kisha ikur tani, kisha ikur që mbrëmë.

    Në video shihet se Kiara ka vënë foton e saj dhe të Luizit, mbi tavolinë. Duket se malli e ka kapur që tani Kiarën po do duhet të presë edhe 1 muaj, pasi edhe pas sulmit me armë zjarri, show do vijojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!