×
  • Show Time
  • Show Time

    Capital T deklaroi se Ardian Bujupi është i famshëm falë tij, ky i fundit i kërkon përballje

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 16:45

    Ata janë dy nga artistët më të pëlqyer e më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.


    Fjala është për Ardian Bujupin dhe Capital T, të cilët duket se kohëve të fundit kanë prishur raportet me njëri-tjetrin.

    Kjo pasi Trim Ademi (emri i vërtetë) në paraqitjet e fundit televizive derisa po fliste për Bujupin, në një mënyrë lë të kuptohej se famën, suksesin dhe të arriturat i ka falë bashkëpunimeve me të.

    Pas gjithë kësaj, duket se një reagim nuk ka munguar as nga artisti shqiptar i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

    Ardiani ka bërë një postim në InstaStory, duke kërkuar një ‘përballje live’ me Capital T, për t’i shprehur meritat dhe sukseset e kujt kanë qenë.

    “Nëse ja nisim këtë punë vlla mos fol mas shpine por hina live dhe i shprehim gjërat. Sukseset dhe meritat e kujt kanë qenë këngët etj etj”, ka shkruar ai.

    Të njëjtit kanë një projekt së bashku të titulluar “Andiamo”, i cili në YouTube numëron mbi 90 milionë klikime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!