×
  • Show Time
  • Show Time

    Capital T është në lidhje apo ‘single’?

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 15:45

    Ai vazhdon të jetë njëri prej meshkujve më të pëlqyer në estradë e njëherësh mjaft i suksesshëm në karrierë.


    Fjala është për Capital T, i cili admirohet mjaft shumë për pamjen e jashtme e po ashtu edhe për projektet që sjell.

    Megjithatë, ai ka qenë së fundmi i ftuar në ‘AfterParty’ me Luana Vjollcën, në të cilën u përgjigj në disa pyetje.
    I pyetur nëse është në lidhje apo ‘single’?, Capital T nuk ka ngurruar të thotë të vërtetën.

    I njëjti tregon se aktualisht është ‘single’, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet që kanë bërë bujë gjatë muajve të fundit.

    Kapo është duke shijuar suksesin e albumit të ri “Skulpturë”, pasi në fillim të këtij muaji solli pjesën e dytë të tij.

    Ai në anën tjetër është duke punuar për klipin e këngës “Fjalët e Nënës”, të cilën ia ka dedikuar të ëmës së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!