×
  • Show Time
  • Show Time

    Capital T me dokumentar për koncertin “Time Capsule” të mbajtur vitin e kaluar

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 13:06

    Rep-artisti shqiptar, Capital T, mbete ndër më të pëlqyerit nga audienca e gjerë.


    Gjatë vitit të kaluar ai pati mundësinë të grumbullojë mijëra në fansa në sheshin Nënë Tereza, ku i ofroi interpretim të shkëlqyer të këngëve të tij.

    “Time Capsule” ishte motoja e koncertit të tij, të cilin ai e kujton edhe këtë vit, ndërsa informon se do të ketë të reja sapo pandemia coronavirus të largohet.

    Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka publikuar edhe një dokumentar, në të cilin shihet ecuria e organizimit të tij.

    https://www.instagram.com/p/CFXiojwBgYB/

    “Sot një vit më parë ishim bashkë duke udhëtuar me Time Capsule nga sheshi Nënë Tereza. E sot në ora 20:20, mund të përjetojmë sërish të njëjtat emocione duke ndjekur koncertin e plotë në kanalin tim”, ka shkruar ai në disa imazhe të tjera.

    Ndërsa po kujton koncertin e mbajtur, theksojmë se “Braziliane” është projekti i fundit muzikor nga ai, që u prit mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tij.

    https://www.instagram.com/p/CFW2S1thjx9/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!