×
  • Show Time
  • Show Time

    Cher shpëton elefantin më të vetmuar në botë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 15:00

    Ylli amerikan i popit, Cher mirëpriti në Kamboxhia elefantin Kaavan, i cili është cilësuar ndryshe kafsha më e vetmuar në botë.


    Këngëtarja mbante një maskë të zezë në fytyrë në momentin që mbërriti në aeroportin “Siem Reap” për të pritur personalisht elefantin që jetonte i vetëm në një Kopsht Zoologjik në Pakistan, prej disa vitesh.

    “Ai do të jetë i lumtur këtu, jam e sigurt”, tha fituesja e çmimit Oscar duke shtuar se shpresonte që Kaavan të mos ndihej i vetëm tani që do të qëndrojë në një habitat të jetës së egër bashkë me rreth 600 elefantë të tjerë, në Kamboxhia.

    Rasti i Kaavan, një elefant 36-vjeçar, ndezi reagime botërore të organizatave të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve, që hartuan një peticion për largimin e tij nga një kopsht zoologjik në Islamabad, nën akuzat për mungesë kujdesi. Për disa kohë ai u mbajt i lidhur me zinxhirë.

    Rasti i tij u bë mediatik pas mbështetjes nga këngëtarja Cher, që udhëtoi vetë drejt Pakistanit për ta parë atë.

    Kaavan ishte një dhuratë për Pakistanin nga qeveria e Sri Lankës në vitet 1980 kur ai ishte këlysh,” konfirmon Bordi i Menaxhimit të Kafshëve të Egra në Islamabad.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!