Një lajm i bukur ka ardhur nga një prej çifteve më të komentuara të rrjetit.
Rinori dhe Njomza po bëhen prindër për herë të parë, rreth shtatë muaj pasi kurorëzuan dashurinë.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.
Ata kanë treguar se lajmi i bukur ka ardhur pas një varg testesh së shtatzënisë që kanë rezultuar negative.
“Pas kësaj kohe të vështirë që patëm dhe mbajtjes së panumërt të testit negativ të shtatzënisë në dorë, ende nuk mund ta besoj. Tani zemra ime nuk është vetëm në trupin tim, sepse e jotja tani po rreh me mua. Nuk mund ta përshkruaj, ti je gjëja më e mirë që mund të na kishte ndodhur”, kanë shkruar çifti në rrjetet e tyre sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.