Cilat këngëtare të famshme shkruan për albumin e ri të Tunës?

Përveçse nga fansat, albumi i ri i Tunës, është mirëpritur edhe nga kolegët e saj.


Komente pozitive së fundmi ka bërë këngëtarja e mirënjohur shqiptare Aurela Gaçe.

“Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përditshme me garë singëllash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket se albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën. Kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferente e të mos vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë”, ka shkruar ajo.

Është këngëtarja kosovare Edona Llalloshi, ajo që poashtu e ka vlerësuar shumë albumin “ForTuna”, sidomos këngën ‘Harrova’ të ripërpunuar nga Tuna në bashkëpunim me këngëtarin Armend Regjepagiq.

“Nostalgji perlë e muzikës shqiptare, ju lumtë”, ka shkruar Llalloshi në njërin nga rrjetet sociale, ku ka publikuar videon e interpretimit të kësaj kënge.