×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina dhe Geek sërish bashkë? Këto FOTO po na vendosin në dyshime!

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 23:59

    Dafina Zeqiri dhe Dj Geek ishin padyshim një nga çiftet më të bukura dhe më të komentuara në showbiz-in shqiptar, edhe pse për shumë kohë e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre.


    Mirëpo pas një romance që mesa duket nuk shkoi si duhej, erdhi edhe lajmi nga ndarja e papritur. Lajmin aso kohe e bëri vetë më dije Dafina në një intervistë.

    Por si duket dyshja nuk i ka dhënë fund lidhjes përfundimisht, dhe ne ende nuk po kuptojmë se çfarë po ndodh mes tyre.

    Kemi parë që shpesh Dafina ndan komente më Dj Geek, por kohët e fundit nuk kanë munguar as edhe momentet romantike mes tyre.

    Ata kanë shijuar plazhin e bukur të jugut, ku na kanë treguar se janë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

    Së fundmi Geek ka shpërndarë një video me Dafinën, ku shihen të shtrirë pranë njëri-tjetrit, teksa shijojnë nga një gotë verë.

    Ndërsa në një postim tjetër shihet Dafina dhe Geek të dy bashkë në plazh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!