×
  • Show Time
  • Show Time

    Dalin videot ku këndoi këngëtari i prekur me coronavirus, e ku ishin të pranishëm edhe Lutfi Haziri e Xeni

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 11:37

    Këngëtari Muhamet Sejdiu, i cili tashmë ka dalë pozitiv me Koronavirus, më 13 mars ka kënduar në një aheng ditëlindjeje në Gjilan, aty ku pjesëmarrës ishte edhe i pari i Gjilanit Lutfi Haziri.


    Ndërkohë, Portali.info ka siguruar videot ku këngëtari Sejdiu shihet duke kënduar në një aheng.

    Në këtë aheng, Haziri kishte shkuar bashkë me familje, ndërsa po atë ditë në Kosovë ishin shënuar dy rastet e para me Koronavirus, po ashtu ishin të pranishëm edhe 50 persona të tjerë.

    Këngëtari Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij, janë dy rastet e fundit që dolën pozitiv me Koronavirus. Tashmë ka shkuar në 19-të numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë.

    Kujtojmë se më 13 mars Qeveria e Kosovës në një mbledhje të Jashtëzakonshme, mori vendim që të mbyllen të gjitha kafiteritë, restaurantet, klubet e natës, e kështu me radhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!