×
  • Show Time
  • Show Time

    Del pozitive me coronavirus ajo që konsiderohej si femra më e bukur në botë

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 19:01

    Aktorja e njohur indiane Aishëarya Rai Bachchan dhe vajza e saj Aaradhya kanë rezultuar pozitive me coronavirus.


    Ata kryen testimin pasi mësuan se bashkëshorti dhe vjehrri i aktores ishin infektuar me Covid-19.

    Testimi është kryer edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët kanë rezultuar negativë.

    Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Indisë Maharashtra Rajesh Tope me një postim në Tëitter, por pak minuta më vonë postimi u fshi.

    “Aishëarya Rai Bacchan dhe vajza e saj kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ne dëshirojmë që familja Bachchan ta kaloj sa më shpejt këtë situata dhe i urojnë shërim sa më parë”, shkruhej në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!