×
  • Show Time
  • Show Time

    “Desha të dërgojë një donacion me maska”, Labi dëshpërohet sepse Spitali në Ferizaj nuk e lejoi një gjë të tillë

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 12:30

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri është përballur me një situatë të pakëndueshme në Spitalin e qytetit të tij, Ferizajt.


    Përmes një video, ai ka treguar se ky institucion nuk ka lejuar atë të jap donacion të maskave.

    Kësisoj, ky vendim i pakupëtimtë i Spitalit ka nxitur të reagoj ish-deputetin.

    “Desha të dërgojë një donacion të maskave u dëshpërova shumë.

    Unë i kam siguruar më herët këto maska dhe këtë e kam bërë për qytetarët. Dulën dhe më thanë se “na kanë furnizu me maska”. Por kjo është rrenë. Plot ka në Ferizaj në spital që më kanë kërkuar maska, mos të flas për qytetarë”, ka thënë ai.

    Ndryshe, Tahiri tani është nisur për në Viti, ku janë futur në karantinë stafi mjekësor i këtij qyteti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!