×
  • Show Time
  • Show Time

    Dëshmia se Shyhrete Behluli dhe Motrat Mustafa kanë prishur raportet përfundimisht

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 13:14

    Ideja e njëjtë për këngë prish një miqësi që është formuar prej vitesh.


    Këngëtarja Shyhrete Behluli ka thyer heshtjen për gjithë debatin që po bëhet për atë se i ka vjedhë idenë për këngën për nënën Motrave Mustafa.

    Shyhretja thotë se nuk ka asnjë të vërtetë nga historia që kanë treguar Motrat dhe se është ndjerë e ofenduar.

    Ajo madje ka deklaruar se pret një kërkim falje publike nga Sahidja e më pas mund të vazhdojë shoqëria mes tyre pa problem.

    Por, duket se kjo nuk do të ndodhë.

    Një kërkim në rrjetet sociale ka nxjerrë që ato më as nuk ndiqen me njëra-tjetrën, e kjo ka ndodhur pas intervistës së Shyhretes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!