×
  • Show Time
  • Show Time

    Për të tretën herë ndahet, Sindi thumbon keq Seldin

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 13:05

    Në muajin shtator të vitit që lamë pas, Seldi bëri publike lidhjen e tij të re me Sindi Cela. Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë. Ata treguan nëpër intervista të ndryshme se janë njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt dhe më pas gjërat erdhën gradualisht, ndonëse pranojnë se ishte dashuri me shikim të parë.


    Por, prej kohësh ndjekësit kanë vënë re lëvizje të “çuditshme” prej çiftit, që linin të kuptohej se nuk ishin më bashkë.

    Para disa javësh ata të dy u përfolën për ndarje, pasi fshinë nga rrjetet sociale fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në “Instagram”. Më pas, Sindi shpjegoi se nuk ishte e vërtetë që ishin ndarë dhe e gjithë kjo ishte faji i saj.

    “E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, plus javën me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… u tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, u shpreh Sindi.

    Megjithatë, partnerja e Seldit nuk ka mundur ta fshehë dot më gjatë këtë lajm. Ata vazhdojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe pak minuta më parë Sindi ka hedhur një thumb për ish-partnerin e saj:

    “Nëse mund ta ketë çdokush, nuk e dua”- shkruan ajo, duke lënë të nënkuptohen shumë gjëra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!