×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa fiton çmimin ‘Artistja femër e vitit’ në “iHeartRadio Music Awards 2021”

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 10:30

    Ditën e djeshme (e enjte) është rikthyer ceremonia vjetore e “iHeartRadio Music Awards 2021”.


    Evenimenti edhe kësaj radhe u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles, ndërsa kishte kufizime për shkak të situatës së vazhdueshme me COVID-19.

    The Weeknd, Ariana Grande, Bruno Mars, Dan+Shay – ishin vetëm prej disa artistëve që dhuruan performanca të mahnitshme.

    Dua Lipa në “iHeart Radio Music Awards 2021”

    Ndërkaq, në këtë ceremoni sivjet nuk mungoi as këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila ishte e nominuar në disa kategori.

    Ajo u nderua me çmimin ‘Artistja femër e vitit’ duke lënë pas në këtë kategori: Ariana Grande, Billie Eilish, Megan Thee Stallion dhe Taylor Swift.

    Pjesë e kësaj mbrëmjeje madhështore ishte edhe shqiptarja tjetër Ava Max, e cila ia dhuroi çmimin e ‘Artistes së Vitit’ këngëtares Lipa.

    “iHeart Radio” është rikthyer pas thuajse dy vitesh, pasi edicioni i vitit 2020 u anulua për shkak të situatës me coronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!