Këngëtarja kosovare Dua Lipa, e cila është e lidhur me amerikano-palestinezin Anwar Hadid ka shpërndarë sonte në profilin e saj në Instagram disa iniciativa për Palestinën, në mesin e tyre edhe ndaljen e ndihmës ushtarake të SHBA për Izraelin
Fillimisht këngëtarja kosovare kishte shpërndarë një story të Belle Hadid, motrës së Anwar në të cilën kërkohet intervenim i Komunitetit Ndërkombëtarë për ndaljen e dhunës në Palestinë.
“Një person nuk mund të avokojë për të drejtat e LGBT dhe të drejtat e grave, ta dënojë korrupsionin dhe padrejtësi të tjera dhe mandej të injorojë dhunën në palestinez. Kjo nuk shkon! Nuk mund të zgjidhni se për kënd kanë më shumë vlerë të drejtat e njeriut”, ka shkruar Belle.
“Po Bella Hadid, pastrimit etnik të palestinezëve duhet t’i vije fund. Kurrë të mos ndodh. Ky është një problem i të drejtave të njeriut!!!! Zgjohuni njerëz”, ka replikuar Dua.
Tutje ajo ka shpërndarë edhe disa thirrje dhe një peticion ku bëhet thirrje për ndaljen e dhunës në Palestinë, madje edhe një faqe ku mund të jepen donacione për palestinezët.
Ajo ka shpërndarë një foto të faqes “Muslim Girl” nga Twitter , e cila i drejtohet senatores amerikane republikane Betty McCollum, Human Right Center dhe Sheikut Jarrah,
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.