×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa me paraqitje mjaft të ekspozuar në vizitën zyrtare te kryeministri Edi Rama

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 15:09

    Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka qëndruar në Shqipëri gjatë këtyre dy ditëve.


    E shoqëruar nga familja dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, 25-vjeçarja ka vizituar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Me këtë të fundit, ajo është takuar në një vizitë zyrtare të enjten, gjersa ka pranuar nga ai si dhuratë përmbledhjen e tij të veprave artistike, me titullin “Edi Rama: Work”.

    Dua për këtë rast kishte zgjedhur të vishte një kostum ngjyrë pjeshkë, teksa në pjesën e hapur të dekoltesë, ajo kishte veshur një reçipetë të zezë të shoqëruar me disa rripa.

    Kjo veshje e cila duket të jetë mjaft e ekspozuar për një takim zyrtar, nuk ka kaluar pa u komentuar nga fansat në rrjetet sociale, të cilët e kanë këshilluar këngëtaren që në takime të tilla, të zgjedhë veshje më serioze.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

    Kujtojmë që një kritikë të ngjashme muaj më parë e kishte marrë bashkëshortja e këngëtarit të famshëm botëror, Justin Bieber, Hailey Bieber, e cila në takimin e çiftit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ajo kishte veshur një fustan mjaft të hapur te pjesa e sipërme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!