×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa nominohet për 6 ‘Grammy’, përfshirë atë kryesorin

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 8:58

    Këngëtarja botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është nominuar këtë vit për 6 çmime në Grammy Awards 2021, e që kryesori është albumi i vitit.


    Ylli kryeson me këngën “Don’t Start now” për çmimin “Kënga më e mirë e vitit”, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Best Pop Solo Performance”, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa me këngën “Future Nostalgia” është nominuar për çmimin “Album Of The Year”, dhe “Best Pop Vocal Album”. Kurse për çmimin “Best Pop Duo/ Group Performance” është nominuar me këngën “Un Dia”.

    Vitin e kaluar Dua Lipa ka fituar çmimin prestigjioz “Grammy” në kategorinë për Këngën më të mirë në zhanrin Dance dhe në kategorinë Artisti i ri më i mirë.

    Teksa ka shprehur emocionet për këtë arritje, Dua në Instagram është shprehur shumë e emocionuar, duke falënderuar përkrahësit për dashurinë dhe mbështetjen që i kanë dhënë.

    “Kjo nuk reale. Gjashtë nominime Grammy, çfarë është kjo jetë. S’mund ta besoj! 6!! Zemra ime po ‘shpërthen’ dhe jam në shok total. Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen, faleminderit Recording Academy”, ka shkruar Dua Lipa ndër të tjera në Instagram.

    https://www.youtube.com/watch?v=XMH3JPC7UvQ&feature=emb_title

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!