×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa përherë krenare me prejardhjen, tregon me krenari veshjen nga stilistja shqiptare

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 23:25

    Dua Lipa ka treguar përsëri që ndihet krenare me prejardhjen e saj.


    Këngëtarja kosovare me famë botërore u shfaq e veshur nga stilistja Nensi Dojaka, e cila pak ditë më parë çmimin e madh LVMH 2021 për talentet e reja, duke u bërë kështu një emër i rëndësishëm i botës së modës.

    Është Dua ajo e cila ka vlerësuar sukseset e Nensit derisa edhe e uroi për sukseset e arritura.

    “Me veshjen e stilistes shqiptare. Urime Nensi për çmimin LVMH., shkroi Dua sipër imazhit.

    28-vjeçarja,Dojaka e cila po zhvillon karrierën në Londër ka punuar edhe me figura të tjera të famshme si Bella Hadid, Emily Ratajkoësi dhe Kaia Greber.

    Theksojmë se cmimi i LVMH për stilistët e rinj tërheqi më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota.

    Prej tyre u përzgjodhën 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA. Vlen të theksohet se për herë të parë në këtë edicion u përzgjodhën një stilist nga Kolumbia dhe një vajzë nga Shqipëria, e cila fitoi çmimin prestigjoz.

    Koleksioni u vlerësua nga ekspertët më të famshëm të modës dhe për herë të parë u përfshinë edhe votat nga publiku, pasi sfilata u zhvillua online për shkak të rregullave anti covid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!